Telegrafi

West ofron para për fshirjen e grafitit mural ku shfaqet duke e puthur veten (Foto)

Një artist australian, i cili ka bërë një grafit mural të Kanye West duke e puthur vetveten, thotë se menaxhmenti i këngëtarit i ka ofruar para me kusht që ta fshijë atë.

Scott Marsh, i frymëzuar nga deklaratat e West, i cili e ka krahasuar veten me Shakespearen, por edhe me Zotin, e ka bërë vizatimin që shfaq këngëtarin në një imazh të ngjashëm si kur puthet me Kim Kardashian, por personi tjetër është vet ai.

“Sepse ne të gjithë e dimë se Kanye e do Kanyen”, ishte përshkrimi i artistit në rrjetet sociale, ku e ka publikuar imazhin.

Ai ka njoftuar se ishte kontaktuar me e-mail nga dikush që thoshte se është përfaqësues i yllit të hip-hopit dhe i ka ofruar një shumë të madhe parash që ta fshijë atë vizatim.

Tash, Marsh i ka bërë ofertë publike Westit që t’ia blejë një pikturë të ngjashme në vlerë prej 100 mijë dollarësh dhe atëherë do ta largojë muralin. /Telegrafi/