West Ham Unitedi është duke e shqyrtuar mundësinë e huazimit të Marouane Fellainit kur të hapet afati kalimtar.
Mesfushori belg është vënë në shënjestër të kritikave nga tifozët sidomos pas gabimit në ndeshjen ndaj Evertonit dhe mundësia e largimit është e hapur.
Në ndërkohë, Slaven Bilic ka kërkuar përforcime në mënyrë që skuadra e tij të sigurojë mbijetesën.
Sipas Evening Standard, West Hami i kërkon edhe shërbimet e portierit të Chelseat, Asmir Begovic. /Telegrafi/