West Ham United është i interesuar për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, që kontrata i skadon në vitin 2020.
Është folur për zgjatjen e marrëveshjes aktuale të boshnjakut, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Sipas Calciomercato.com, paga e tij prej 4 milionë euro, është e rëndë për Romën.
Dzeko ka kërkuar më shumë dhe West Ham është e interesuar ta nënshkruajë atë, duke ia plotësuar këtë dëshirë.
Hammers janë të gatshëm të paguajnë rreth 25 milionë euro, dhe kjo është një shumë që Giallorossët mund ta marrin përsipër.
Roma ka paguar vetëm 15 milionë euro për Dzekon, dhe duke e parë moshën 33 vjet.
Klubi anglez gjithashtu mund të jetë në gjendje të tundojë sulmuesin me rolin e drejtorit pas mbylljes së karrierës.
Ai së fundmi ka diplomuar në menaxhimin e sportit nga Universiteti i Sarajevës. /Telegrafi/