West Hami dhe Manchester City i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premeir, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Pas vetëm 18 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Michail Antonio që u asistua nga Vladimir Coufal.
Por, Citizens arritën të këndellen shpejtë nga ky gol dhe filluan të krijonin raste të mira shënimi.
More of the same please, lads!#WHUMCI
— West Ham United (@WestHam) October 24, 2020
Djelmoshave të Pep Guardiola u mungoi efikasiteti në 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë, Phil Foden në minutën e 51-të shfrytëzoi për mrekulli një asistim të Joao Cancelos për t’i barazuar shifrat në 1-1.
🙌🙌🙌
⚒ 1-1 🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/w0QXOuZdem
— Manchester City (@ManCity) October 24, 2020
Më pas, të dy skuadrat tentuan t’i marrin tri pikë, mirëpo në fund u vetëkënaqen me nga një.
Pas javës së gjashtë, Manchester City është në vendin e 11-të me tetë pikë, aq sa ka edhe West Hami në të dhjetin, ndërsa në xhiron e shtatë Citizens takohen me Sheffield Unitedin. /Telegrafi/
https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1319969403782549504