Sulmuesi shqiptar nën pronësi të Chelseat, Armando Broja, i cili është i huazuar te Southampton pëlqehet shumë nga West Ham United.
Ylli shqiptar ka tërhequr vëmendjen si i huazuar te Southampton këtë sezon, pasi ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat këtë sezon.
20-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe një asistim vijnë vetëm në Ligën Premier, dhe kjo ka bërë që Broja të bëhet objektiv i shumë skuadrave evropiane, e në veçanti ato angleze.
Southamptoni është i interesuar ta bëjë të përhershme lëvizjen e shqiptarit në St Mary’s, ndërsa Broja pëlqehet edhe nga Arsena, Newcastle dhe Borussia Dortmund.
Megjithatë, tashmë ka edhe një klub tjetër anglez të gatshëm për të shpenzuar për transferimin e sensacionit shqiptar.
Bëhet fjalë për klubin londinez, West Ham, i cili tashmë është përgatitur të shpenzojnë shumë për të fituar garën për transferimin e Brojës.
Sipas gazetës Sport, West Ham është i gatshëm të paguajë 25 milionë funte apo 30 milionë euro në mënyrë që të ‘rrëmbej’ Brojën nga rivalët londinez, Chelsea.
Ndryshe, Broja ka shënuar pikërisht ndaj Çekanëve golin e tij të fundit, gol i cili erdhi në eliminimin që Southamptoni ia bëri West Hamit nga FA Cup. /Telegrafi/
Creating a goal from nothing 💫
Take a bow, @armandobroja9: pic.twitter.com/5MMcM90st5
— Southampton FC (@SouthamptonFC) March 3, 2022