Telegrafi

West Hami eliminon Manchester Unitedin nga Kupa EFL

(Foto: Twitter/West Ham United)

West Ham Unitedi i është hakmarrë Manchester Unitedit për humbjen e fundjavës në Ligën Premier duke e eliminuar nga Kupa EFL (e njohur si Carabao Cup).

Hammers kanë arritur të fitojnë me epërsi minimale të Old Trafford (1-0) dhe kështu kanë vazhduar në raundin e katërt të kësaj gare.

Zhvillohej minuta e nëntë e takimit kur Manuel Lanzini e zhbllokoi rezultatin për epërsinë e skuadrës mysafire.

(Foto: Twitter/West Ham United)

Me këtë gol të vetëm dhe avantazhin e vizitorëve skuadrat shkuan në pushim.

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që Manchester Unitedi u eliminua nga Carabao Cup, ndërsa West Ham Unitedi kaloi në raundin e katërt të kësaj kupe. /Telegrafi/