Skuadra angleze janë të shqetësuar nga lojërat e mira të Dimitri Payet për Francën në Euro 2016.
Goli mahnitës në ndeshjen hapëse të Euro 2016 ndaj Rumanisë, që i dhuroi tre pikë Francës dhe goli tjetër në minutën e 96-të në ndeshjen kundër Shqipërisë, kanë bërë që Payet të jetë objektivi kryesor i gjigantëve evropian.
Paraqitjet e mira me ‘Hammers’ në sezonin e fundit në Ligën Premier dhe vazhdimi i madhështisë së tij në Euro 2016 e bënë të jetë e pamundur mbajtja e sulmuesit anglez nga West Ham.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Sipas The Mirror, kjo formë nuk i pëlqen aspak skuadrës së tij, pasi e shohin atë të largohet nga klubi pas përfundimit të Euro 2016.
29-vjeçari francez nuk është në shitje thonë drejtuesit e klubin nga Londra, edhe pse çdo lojtar ka çmimin e tij, por me Real Madridin, që iu është vënë pas vështirë se do të mund ta ndalin transferimin e tij. /Telegrafi/