Site icon Telegrafi

West Ham pret Chelsean në derbin londinez, formacionet zyrtare – Blutë startojnë me pesë transferime të janarit

West Ham United është nikoqir i Chelseat në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën Premier.

Derbi londinez i gjen dy skuadrat në një moment aspak të mirë dhe larg pritshmërive nga fillimi i sezonit.

Vendasit ndodhen në pozitën e 17-të në tabelë, derisa mysafirët në të nëntën.

Tre pikët janë mëse të nevojshme si për West Hamin ashtu edhe për Chelsean dhe dueli në London Stadium pritet të jetë tejet i zjarrtë.

Formacionet zyrtare:

West Ham United: Fabiansi, Coufal, Kehrer, Ogbona, Aguerd, Emerson, Rice, Paqueta, Benrahma, Bowen, Antonio.

Chelsea: Kepa, James, Thiaago Silva, Badiashile, Cucurella, Enzo, Madueke, Joao Felix, Loftus-Cheek, Mudryk, Havertz.

/Telegrafi/

Exit mobile version