Telegrafi

“West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion” – Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Trajneri i West Ham, David Moyes, ka folur para ndeshjes mes Man City, e fundit për këtë sezon të Ligës Premier.

Ai ka thënë se do të luajnë për vete dhe tifozët e West Ham, pa menduar për Arsenalin dhe Man Cityn.

“Është e vështirë të mposhtet Man City në çdo kohë, veçanërisht kur ata e dinë se duhet të fitojnë një ndeshje për të siguruar kampionatin. Kjo na vë nën presion për shkak të asaj që mund të bëjë Manchester City, por gjithashtu i vë ata nën presion”.

“Futbolli është një lojë e çuditshme dhe nuk e dini se çfarë momentesh do të keni për të fituar ndeshjet. Ne duhet të përpiqemi t’i shfrytëzojmë ato mundësi kur ato të vijnë”.

“Ne jemi plotësisht të përqendruar te vetja. Ne nuk po luajmë për ta bërë Manchester Cityn të humbasë Ligën Premier  ose që Arsenali të fitojë kampoionatin, ne po luajmë për West Hamin dhe po përpiqemi të fitojmë ndeshjen për tifozët tanë”, ka thënë Moyes.

Lexo po ashtu Konfirmohet mungesa e madhe te Man City për dy ndeshjet e fundit të sezonit

Arsenalit i duhet West Ham që ta mposht Man Cityn të dielën për të pasur çdo mundësi për të fituar kampionatin, ndërsa Topçinjtë presin Evertonin. /Telegrafi/ 

Standings provided by Sofascore