Declan Rice do të largohet nga West Ham United pas 10 viteve, ku gjashtë prej tyre i ka kaluar në ekipin e parë.
Mesfushori anglez është një nga më të vlerësuarit në Evropë për pozitën e tij dhe top skuadrat angleze janë vënë pas tij.
Chelsea, Arsenal, Manchester City, Liverpool e Manchester United janë në garë për të nënshkruar me mesfushorin defensivë.
The Sun ka raportuar se West Ham është pajtuar ta shes Ricen në verë, duke marrë parasysh se lojtari nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e cila i skadon në qershor të vitit 2024.
Megjithatë çekanët i kanë njoftuar skuadrat e interesuara se nuk duan të dëgjojnë për ofertat nën 100 milionë euro për kapitenin e tyre.
Gjithsesi edhe pse duket një çmim i lartë, në verë pritet të jetë një garë e fortë e top klubeve angleze për të nënshkruar me Ricen.
24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare me West Ham në të gjitha garat, teksa ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/