Telegrafi

West Ham – Liverpool, formacionet zyrtare

West Hami dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Reds janë mysafirë të Çekanëve në ndeshjen e fundit të vlefshme për javën e 25-të në Ligën Premier, e cila do të zhvillohet në Olympic Stadium nga ora 21:00.

Skuadra e Jurgen Kloppit ka lëshuar terren duke barazuar me Leicester Cityn në shtëpi, ndërsa pret t’i kthehet fitores në këtë udhëtim për të rritur epërsinë ndaj ndjekësit të parë, Manchester Cityt.

Në anën tjetër, vendasit londinez kanë dy humbje radhazi në kampionat dhe shpresojnë t’i kthehen fitores pikërisht në këtë ndeshje derbi në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ndërsa ylli shqiptar Xherdan Shaqiri e nis nga banka.

West Ham: Fabianski; Fredericks, Ogbanna, Diop, Creswell; Rice, Noble; Snodgrass, Antonio, Anderson; Chicharito; 

Liverpool: Alisson; Milner, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Keita, Lallana; Mane, Salah, Firmino;

/Telegrafi/