Site icon Telegrafi

West Ham e vë në shitje Payetin

Dimitri Payet do të largohet nga klubi i Premier Ligës.

Insistimi i West Hamit për ta mbajtur në radhët e veta mesfushorin francez, duket se ka dështuar, pasi që dëshira e Payet është të largohet nga Londra.

Ndonëse kanë refuzuar një ofertë nga Olympique Marseille prej 20 milionë funtesh, ‘Hammers’ kanë vendosur që t’i vënë mesfushorit një çmim prej 60 milionëve, për çdo klub që kërkon ta blejë atë.

Kur kanë mbetur më shumë se dy javë deri në përfundim të afatit kalimtar, West Ham do të pres ofertat që do të vijnë në adresë të tyre para se të vendosin se ku do ta shesin reprezentuesin e Francës.

Kujtojmë se Payet ka refuzuar që të luajë më për klubin dhe nuk është i ftuar nga trajneri Slaven Biliç për ndeshjen e nesërme ndaj Crystal Palace.

Exit mobile version