West Hami dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin anglez.
Blutë janë mysafirë të rivalit lokal, West Hamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Ligës Premier.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte vjen nga një serie pozitive me katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjen e fundit dhe dëshiron ta vazhdojë këtë edhe në udhëtimin e tyre te West Hami.
And here come the lads! 💪 #WHUCHE pic.twitter.com/0VYJ8YMl6r
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 9, 2017
Në anën tjetër, Çekanët po vuajnë këtë sezon dhe janë në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm dhjetë pikë, kështu që duan t’i kthehet fitoreve pikërisht kundër rivalit lokal, Chelseat.
We've done it before at London Stadium… 🙏 pic.twitter.com/iTpdugyt2r
— West Ham United (@WestHam) December 9, 2017
Të dy trajnerët, sikurse Conte ashtu edhe David Moyes kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
West Ham: Adrian, Zabaleta (c), Reid, Ogbonna, Cresswell, Obiang, Noble, Arnautovic, Lanzini, Masuaku, Antonio.
Chelsea: Courtois; Azpilicueta, Christensen, Cahill (c); Zappacosta, Bakayoko, Kante, Fabregas, Alonso; Hazard, Morata.
/Telegrafi/