West Ham United ka shënuar golin e parë në ndeshje ndaj Chelseat.
Është sulmuesi austriak, Marko Arnautovic, i cili ka shënuar për epërsinë e Çekanëve prej 1-0.
Austriaku shënoi një gol të bukur nga afërsia në minutën e gjashtë të ndeshjes.
Goli i Arnautovicit erdhi pas asistimit të Manuel Lanzinit.
Pas golit austriaku shkoi dhe festoi me tifozët për çka edhe u ndëshkua nga gjyqtari me kartonë të verdhë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qWdLyjvGY4Y