Manchester City ka fituar në udhëtim te West Hami me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Ligës Premier.
Qytetarët kanë vazhduar me fitore në kampionatin anglez edhe përkundër shpalljes kampion disa gjiro më parë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Aaron Cresswell (42′) për vendasit, ndërsa për Cityn shënuan Leroy Sane (13′), Pablo Zabaleta (OG, 27′), Gabriel Jesus (52′) dhe Fernandinho (65′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi brazilian, Jesus, i cili u vlerësua me notën më të lartë 8.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin e vendasve, Manuel Lanzini që u notua me 5.6. /Telegrafi/
West Ham:
Man City: