Liverpooli ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te West Hami me rezultat të thellë 4-1.
Skuadra e Jurgen Kloppit ka arritur fitoren e dytë radhazi në kampionatin anglez, duke fituar me rezultat të thellë në udhëtim te West Hami.
Golat në këtë takim u shënuan nga Mohamed Salah (21’, 75’), Joel Matip (24’) dhe Alex Ox Chamberlain (56’) për Reds, ndërsa për Çekanët golin e vetëm e shënoi Manuel Lanzini (55’).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi egjiptian, Salah, i cili u vlerësua me notë 8.8.
Në anën tjetër, lojtari më notën më të ulët të ndeshjes ishte mbrojtësi Winston Reid që u notua me 5.7. /Telegrafi/
West Ham:
Liverpool: