Telegrafi

West Ham 0-0 Arsenal: Notat e lojtarëve, Xhaka me paraqitje solide

Arsenal sërish nuk ka mundur të triumfoj në Ligën Premier.

Gunners si mysafirë të skuadrës së West Ham Unitedit nuk ka arritur më tepër se një barazim pa gola, 0-0.

Tashmë kanë dal vlerësimet e para për lojtarët e të dyja skuadrave, ku më i miri ishte i Topçinjve.

Jack Wilshere po kalon nëpër periudhë të mirë në këtë sezon dhe në këtë takim u vlerësua me notën 7.9.

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka pati një paraqitje solide dhe u vlerësua me notën 7.5.

Më të dobëtit ishin Danny Welbeck dhe Alexandre Lacazette, të cilët u vlerësuan me notë të njëjtë, 6.1.

Pas kësaj, Arsenal zë pozitën e shtatë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 30 pikë ndërsa mysafirët mbeten në vendin e 17 me 14 pikë. /Telegrafi/