Telegrafi

Wesley Sneijder me kritika të ashpra ndaj Enzo Fernandez

Wesley Sneijder, lojtar i pensionuar holandez që bëri karrierë te Ajax, Real Madrid dhe Inter, komentoi mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez (22) pasi klubi anglez u eliminua nga Real Madrid në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se argjentinasi Fernandez është lojtari më i shtrenjtë në historinë e Ligës Premier, për të cilin Chelsea pagoi te Benfica plotë 121 milionë euro.

“Nëse të paguanin 100 milionë euro, atëherë të paktën mund të vraposh derisa të të shpërthejnë mushkëritë, apo jo? Por ai po ecte. Ai humbiste topin dhe pastaj do të trishtohej. E shikoj atë djalë dhe pyes veten nëse ndihet përgjegjës”.

“Nuk mendoj se është as një futbollist i madh, nuk e kam problem ta them këtë. Ju thatë se ai luajti në këtë mënyrë në Kupën e Botës për shkak të Leo Messit. Mendova se do të bënte të njëjtën gjë te Chelsea, por nuk e bën”.

Lexo po ashtu Enzo Fernandez me fjalë të mëdha për Real Madridin dhe dy mesfushorët e tyre para përballjes në Ligën e Kampionëve

“Nëse gjërat nuk shkojnë lehtë në futboll dhe nuk shënoni gola, atëherë duhet të keni kujdes që të mos i pësoni. Duhet të vraposh sa më fort që të mundesh dhe ai nuk e bën këtë”, ka thënë Sneijder për RTL7.

Fernandez është fituesi aktual i Kupës së Botës me Argjentinën dhe gjithashtu u shpall lojtari më i mirë i ri i turneut në Katar.

Që kur iu bashkua Chelseat në afatin kalimtar të dimrit, ai ka luajtur 15 ndeshje në të cilat ka asistuar dy herë. Ai nënshkroi kontratë me klubin londinez deri në verën e vitit 2031. /Telegrafi/