Talenti i ri i ekipit të Flamengos, Wesley, ka njoftuar se do të transferohet te Juventusi.
Wesley, i njohur më mirë në Brazil si ‘Gasolina’, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale teksa shihet në stërvitjet e klubit italian.
Futbollisti 19-vjeçar fitoi Kampionatin U-17 të Amerikës së Jugut me Brazilin në vitin 2017.
Lojtari është në listën e super agjentit Mino Raiola dhe pasi ka shkëputur lidhjet me brazilianët gjatë një grindjeje të kontratës për muajin maj.
Ndryshe, bardhezinjtë tashmë kanë siguruar shërbimet e futbollistit të Arsenalit, Aaaron Ramsey, i cili do t’i bashkohet kampionit italian si transfer i lirë. /Telegrafi/
Wesley vient de s'engager avec la Juve gratuitement, jeune brésilien âgé de 19 ans. Il a remporté la Copa America avec les -17ans avec le Brésil. Flamengo a essayé de renouveler son contrat mais il a refusé 🇧🇷📝 pic.twitter.com/rSrrZvDdsd
— Juventus France (@Juve97Fr) April 11, 2019