Telegrafi

Wes Nelson shkakton spekulime se është në lidhje me Rita Orën

Wes Nelson ka shkaktuar thashetheme se është duke takuar yllin shqiptar të muzikës, Rita Orën.

E gjithë kjo pas publikimit të një fotografie të bukur të realizuar prapa skenës në koncertin e Leedsit.

Fansat e prezantuesit televiziv dhe shokët kanë komentuar se po duken për mrekulli si një “çift i bukur”.

Spekulimet përforcohen pasi që dyshja deri më tani nuk kanë reaguar në lidhje me këto hamendësime të fansave të tyre.

Kujtojmë se bukuroshja jonë kohët e fundit është parë nën shoqëri edhe të këngëtarit , Liam Paynet, me të cilin kanë darkuar disa herë së fundit.

Ndryshe, Rita është duke mbajtur disa koncerte muzikore pas nxjerrjes në shitje të albumit të fundit, “Phoenix”. /Telegrafi/