Site icon Telegrafi

Wernerit i ofrohet mundësia e rikthimit në Bundesligë

Timo Werner mund të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të kësaj vere.

Sulmuesi gjerman që kur kaloi te blutë nga RB Leipzig, nuk ka arritur të gjejë vetën në sistemin e lojës së tyre.

Kështu, Werner bëri të ditur së fundmi edhe në konferencë për media se ndoshta stili i lojës së Gjermanisë i përshtatet atij më shumë se ai i Chelseat.

Lexo po ashtu Zbulohen pagat e lojtarëve të Chelseat, pas vendimit të Abramovich për ta shitur klubin

Nga kjo deklaratë – sipas asaj që raporton 90min, sulmuesi është bërë cak i Borussia Dortmundit.

Në listën e klubit nga Bundesliga është edhe Anthony Martial i Manchester United, që aktualisht është në huazim te Sevilla.

Por, Dortmundi do të synojë që më parë të ofrojë Wernerin, duke ditur se te rivali i tyre në ligë ishte një sulmues vrastar. /Telegrafi/

Exit mobile version