Site icon Telegrafi

Werner: Më shumë e pëlqej kalimin te ndonjë ligë tjetër, se sa te Bayerni

Timo Werner ka thënë se a ka shumë respekt për Bayern Munichun dhe trajnerin e tyre Hansi Flick, mirëpo e pëlqen kalimin në një ligë tjetër.

Sulmuesi gjerman po kërkohet me ngulm nga Bavarezët, derisa në garë për të është edhe Liverpooli.

Lojtari është i joshur nga interesimi i The Reds, derisa po planifikon të largohet nga Rasenball Sport Leipzig në këtë verë.

“Bayerni është një klub i mrekullueshëm, dhe nuk duhet të diskutojmë këtë pasi edhe Hansi Flick ka treguar se është një trajner i mirë”, ka thënë ai për Bild.

“Por, nëse do kaloja aty, duk dua të jem pikë e problemeve, më para do pëlqeja kalimin në ndonjë ligë tjetër”.

Lexo po ashtu Werner i gatshëm të nënshkruajë me Liverpoolin nëse paguhet klauzola

“Kalimi në ndonjë ligë tjetër do më ndihmonte më shumë dhe do të ndihesha më komod”, ka shtuar më tej Werner.

Sulmuesi gjerman pritet të kalojë te skuadra e Jurgen Kloppit, derisa në garë për të janë edhe klube si Juventusi, Chelsea, Barcelona e Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version