Timo Werner pritet të largohet nga RB Leipzig gjatë afatit kalimtar të verës pas shumë ofertave që ka.
Sulmuesi gjerman është bërë njëri nga më të kërkuarit në tregun e transferimeve dhe nuk pritet të mbetet në klubin aktual.
Inter, Milan dhe Juventus e duan atë në Itali, ndërsa Liverpool, Arsenal dhe Manchester United në Angli.
Interesim për gjermanin kanë shfaqur edhe skuadrat si Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich, derisa Leipzig e vlerëson 60 milionë euro.
Skuadra gjermane pritet ta lë të lirë të largohet Wernerin, derisa kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij.
Sipas asaj që ka raportuar Kicker, Milot Rashica po shihet si zëvendësuesi adekuat i Werner nga Leipzig.
Problemi i vetëm qëndron tek çmimi i lojtarit që kushton 38 milionë euro për skuadrat jashtë kufijve të Gjermanisë, ndërsa Werder kërkon më shumë nga ekipet rivale të Bundesligës.
Nga ana tjetër Leipzig nuk janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë se 30 milionë euro për yllin e Kosovës.
Për Rashicën interesim kanë shfaqur skuadra si Liverpool, West Ham United, Aston Villa, Wolverhampton e Napoli, derisa në Gjermani kërkohet edhe nga Borussia Dortmund. /Telegrafi/