Çmimi i sulmuesit gjerman Timo Werner mund të bjerë në 50 milionë euro nëse RB Leipzig nuk e fiton Bundesligën, ndërsa konkurrenca për të pritet të jetë e madhe.
Interi thuhet se synojnë Wernerin si zëvendësimin ideal nëse Lautaro Martinez do të transferohet te Barcelona këtë verë.
Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, klauzola e tij e lirimit do të bjerë nga 60 milionë në 50 milionë euro nëse klubi i tij nuk e fiton ligën këtë vit.
RB Leipzig aktualisht është i treti në Bundesliga, pesë pikë prapa liderëve të Bayern Munichut, ndërsa ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Por gazeta tregon se Liverpooli, i cili trajnohet nga gjermani Jurgen Klopp, është i përgatitur të luftojë me Interin për nënshkrimin e sulmuesit të Gjermanisë.
Në garë për lojtarin janë edhe Barcelona, Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Chelsea. /Telegrafi/