Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ishte mungesa e madhe e Werder Bremenit në ndeshjen ndaj RB Leipzig në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë apo e njohur ndryshe si DFB Pokal.
Werder Bremen dështoi të arrinte finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë pasi u mposht në vazhdime nga RB Leipzig me rezultat 2-1, me lojën e rregullt që u mbyll 0-0.
Klubi nga Weserstadion kishte mungesa të dukshme për këtë ndeshje dhe njëra nga to padyshim se ishte ajo e sulmuesit të Kosovës, Rashica.
⏱️ 120+2' Full time
No words.
⚽ 1-2 #werder #svwrbl pic.twitter.com/IFaxd9iPi1
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) April 30, 2021
Është vet klubi gjerman që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se mungesa e Rashicës në ndeshjen gjysmëfinale erdhi shkaku i një lëndimi.
“Milot Rashica u detyrua të tërhiqej nga skuadra në ditën e ndeshjes për shkak të një problemi të vogël të aduktorit”.
“Ju urojmë shërim të shpejtë, Milot!”, thuhet në njoftimin e Werderit në Twitter.
Ndryshe, Rashica këtë sezon ka qenë shumë i predispozuar ndaj lëndimeve, duke humbur shumë ndeshje te klubi gjerman, por edhe te Kosova. /Telegrafi/
ℹ️ @milotrashica was forced to drop out of the matchday squad at short notice due to a minor adductor problem 🤕
Wishing you a speedy recovery, Milot! 💚#werder #svwrbl pic.twitter.com/6bTIF78IGX
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) April 30, 2021