Milot Rashica është bërë njërin nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Ylli kosovar ka pasur një vit të mirë personal me Werderin në Bundesliga, teksa në fund arriti ta shpëtoj nga rënia në Bundesliga 2 skuadrën e tij.
24-vjeçari ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura përfshirë Milanin, Napolin, RB Leipzig, Wolves, West Ham United, Hertha Berlin apo Aston Villa.
Megjithatë skuadra që duket më së afërmi të nënshkruajë me Rashicën është rivali gjerman i Werder, RB Leipzig.
Çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve kanë bërë ofertën e parë zyrtare për Rashicën, duke ofruar 15 milionë euro plus tri të tjera bonuse.
Megjithatë kjo ofertë e Leipzig është hedhur poshtë nga Werder Bremen sipas asaj që ka lajmëruar ekskluzivisht Sport Bild.
Katër herë kampioni i Gjermanisë ka thënë se do ta shesin Rashicën pasi i duhen para për ta përforcuar ekipin për edicionin e ardhshëm.
Por Werder nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 25 milionë euro për shitjen e Rashicës.
Kujtojmë që ditë më parë në Gjermani u raportuar se Milot Rashica dhe agjenti i tij Altin Lala kanë refuzuar opsionet e tjera dhe duan vetëm njërën nga dy skuadrat Leipzig ose Milan. /Telegrafi/