Lajme të këqija prej kampit të Arsenalit.
Pas Per Mertesackerit, edhe një lojtar është lënduar gjatë stërvitjeve të sotme të Gunners.
Jak Wilshere ka pësuar një lëndim në këmbë, e cila gjë do ta mbajë jashtë fushave të blerta për rreth dy javë, transmeton Telegrafi.
Vlen të ceket se reprezentuesi anglez gjatë këtyre tetë viteve deri më tani ka humbur 164 takime shkaku i lëndimeve.
Kujtojmë se 24-vjeçari vitin e kaluar ka djersitur fanellën e Arsenalit vetëm 141 minuta. /Telegrafi/