Në media ditëve të fundit është duke u folur shumë për një vazhdim të kontratës së Arsene Wenger edhe për dy vite me Arsenalin.
Trajneri e ka bërë të ditur se e ka marr vendimin, por do ta bëjë të ditur në fund të stinorit.
Nëse Arsenali futet për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve pritet të ketë disa ndryshime.
Njëri nga dy emrat e mëdhenj si Alexis Sanchez ose Mesut Ozil, do të largohet, me kilianin që ka më shumë gjasa, shkruan Metro.
Në mbrojte monitorohen emra si Benjamin Mendy dhe Fabinho.
Nuk shihet e ardhme e mirë as për Granit Xhakën, që në vend të tij po kërkohet mesfushori i Evetonit, Idrissa Gueye.
Sulmi shihet si pozicion që duhet medoemos të përforcohet, ndërsa emra si Andrea Belloti e Alexandre janë në krye të listës.
Nga huazime do të kthen lojtarë si: Jack Wilshere, Calum Chambers, Wojciech Szczesny e Joel Campbell.
Kjo do t’i shtojë shumë punë trajnerit kushdo çoftë ai. /Telegrafi/