Telegrafi

Wengeri është në listën e Milanit për ta marrë drejtimin e skuadrës

Milani po mendon që ta shkarkojë Marco Giampaolon nëse kjo formë e dobët vazhdon te skuadra.

Rossonerët u mposhtën në fundjavën e kaluar nga Fiorentina 1-3 në San Siro, andaj e ardhmja e trajnerit të tyre është në dilemë të madhe.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, skuadra italiane e ka në listë të ngushtë emërimin e Arsene Wengerit si strategun e tyre të ardhshmë.

Marco Giampaolo

Trajneri francez aktualisht është i pa punë, pas largimit nga Arsenali para dy sezonesh.

Wenger ka thënë se ai është i gatshëm që të rikthehet në futboll, për më shumë të marrë drejtimin e një skuadre të madhe.

Lexo po ashtu Wenger dëshiron të bëhet menaxher i Unitedit: Është ëndërr për çdo trajner, kam besim dhe guxim

Por, francezi nuk është i vetmi në listën e Milanit edhe pse është favorit për t’u ulur në bankën rezervë të kuqezinjve.

Në listën e Milanit janë edhe emra si, Claudio Ranieri, Luciano Spalletti dhe ish-trajneri i Tyre Massimiliano Allegri, që të gjithë pa punë. /Telegrafi/