Milani po mendon që ta shkarkojë Marco Giampaolon nëse kjo formë e dobët vazhdon te skuadra.
Rossonerët u mposhtën në fundjavën e kaluar nga Fiorentina 1-3 në San Siro, andaj e ardhmja e trajnerit të tyre është në dilemë të madhe.
Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, skuadra italiane e ka në listë të ngushtë emërimin e Arsene Wengerit si strategun e tyre të ardhshmë.
Trajneri francez aktualisht është i pa punë, pas largimit nga Arsenali para dy sezonesh.
Wenger ka thënë se ai është i gatshëm që të rikthehet në futboll, për më shumë të marrë drejtimin e një skuadre të madhe.
Por, francezi nuk është i vetmi në listën e Milanit edhe pse është favorit për t’u ulur në bankën rezervë të kuqezinjve.
Në listën e Milanit janë edhe emra si, Claudio Ranieri, Luciano Spalletti dhe ish-trajneri i Tyre Massimiliano Allegri, që të gjithë pa punë. /Telegrafi/