Site icon Telegrafi

Wenger zgjedh stadiumin me tifozët më të mëdhenj dhe atmosferën më të nxehtë

Arsene Wenger ka dëshirë që ta vizitojë dhe të luaj me skuadrën e tij në stadiumin e Liverpoolit, Anfield Road.

Trajneri francez ka një simpati të veçantë për stadiumin e Liverpoolit, pasi është vet Wenger, i cili e ka zgjedhur si stadiumin e tij të preferuar për të luajtur.

Sipas Wenger, Anfield është një stadium me atmosferë të nxehtë dhe me tifozë të mëdhenj.

Lexo po ashtu Stadiumet më fitimprurëse, do të befasoheni me vendin e parë (Foto)

“Stadium ime i preferuar për të vizituar – me tifozë të mëdhenj, atmosferë të nxehtë – është Anfield”, ka thënë Wenger për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, francezi ka edhe statistika pozitive nga stadiumi i Liverpoolit, pasi nga 21 ndeshjet e fundit, ka shtatë fitore, shtatë barazime dhe shtatë humbje. /Telegrafi/

Exit mobile version