Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka folur rreth mundësisë për tu zëvendësuar nga ish-lojtari dhe bashkëvendësi i tij, Patrick Vieira.
Wenger mendohet se po përjeton sezonin e tij të fundit me Arsenalin dhe shumë emra trajnerësh janë lidhur me punën e francezit, ku i fundit është Vieira.
Trajneri francez ka folur rreth kësaj mundësie duke thënë se trajneri i New York City FC, Vieira ka aftësinë për të punuar në Ligën Premier.
“Ai punon për momentin në New York City FC dhe punon për Man Cityn”, ka thënë fillimisht Wenger.
“Ai është një djalë që ka potencialin për ta drejtuar Arsenalin një ditë”.
“Kam ndjekur karrierën e tij menaxheriale, mendoj se ai është shumë i mirë”.
“Kjo Ligë Premier është e veçantë, ju e dini. Ju duhet të hyni për ta drejtuar atë”.
“Ka shumë ish-lojtarë që kanë luajtur këtu, që kanë potencial dhe inteligjencë dhe njohuri për ta bërë këtë”.
“Pra, ka shumë zgjedhje, mos u shqetësoni për këtë”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/