Site icon Telegrafi

Wenger troket përsëri në dyert e Leicesterit

Skuadra e Arsenalit nuk po e lë rahat kampionin e Anglisë, Leicester City, pasi po i kërkon shërbimet e mesfushorit N’Golo Kante.

Arsene Wenger dëshiron me çdo kusht një futbollistë të Leicester Cityt. Pasi dështoi të transferoj sulmuesin anglez, Jamie Vardy, tani skuadra londineze ka kthyer vëmendjen nga mesfushori i gjithanshëm, N’Golo Kante.

Interesimi i ‘Topgjinjëve’ është bërë edhe më i madh, pasi ‘Dhelprat’ kanë siguruar shërbimet e mesfushorit Benjamin Mendy, i cili shihet si pasues i francezit te Leicesteri.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Është vështirë të flitet tani. Kante është në listën e shumë klubeve evropiane”, deklaroi Arsene Wenger.

“Ne do ta përcjellim situatën dhe do të shikojmë çfarë do ndodh. Si duket Leicesteri e ka blerë mesfushorin Mendy. Tani mbetet të shihet çfarë do të ndodh”, ka përfunduar trajneri francez. /Telegrafi/

Exit mobile version