Arsene Wenger ka tentuar t’i jap fund debatit tashmë të krijuar prej kohësh se cili është më i miri i të gjitha kohërave, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?
Për më shumë se 15 vite, tifozët e futbollit argumentohen mes vete se a duhet t’i takojë argjentinasit apo portugezit titulli si më i miri i të gjitha kohërave në sportin më të ndjekur në botë.
Dhe tani, ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka tentuar t’i jap fund këtij debati të stërzgjeruar.
“Unë shpesh them se Ronaldo është një futbollist atlet dhe Messi një artist futbolli, një dallim mes të dy”, ka thënë francezi për SoFoot.
“Pas të gjithave, çdokush ka shijen e vetë. Kur na pëlqen loja, e pëlqejmë edhe artistin. Kreativiteti u bënë që të shikoni gjërat që nuk mund të shihen”.
“Është në rregull kjo gjë, por nuk mund të mohoj as kualitetet e portugezit. Unë mendoj se futbolli është zhvilluar më shumë në stilin e lojës së Ronaldos se sa në atë të Messit”, ka shtuar më tej Wenger. /Telegrafi/