Telegrafi

Wenger: Të ardhmen e vendosi pas finales së Kupës FA

Arsene Wenger ka folur rreth të ardhmes së tij, për të cilën ka thënë se do ta vendos pas finales së Kupës FA.  

Trajneri francez ka qenë shumë i gozhduar sa i përket të ardhmes së tij, duke thënë se duhet të largohet nga stoli i Arsenalit, pasi nuk po arrin të fitoj tituj me londinezët.

Lexo po ashtu Tifozët e Arsenalit vazhdojnë të kërkojnë largimin e Wengerit, i kërkojnë edhe nga aeroplani (Foto/Video)

I pyetur në një konferencë shtypi para ndeshjes nëse këtë fundjavë do të shënonte ndeshjen e tij të fundit në stadiumin Emirates apo nëse do të ishte ndeshja e tij e fundit në veri të Londrës, Wenger e mohoi këtë.

“Për sezonin, po. Nuk mund ta them këtë. Mendoj se ajo që është më e rëndësishme për ne është të fitojmë ndeshjen e futbollit që luajmë të dielën”, ka thënë fillimisht Wenger.

Lexo po ashtu Wenger: Top katërshja nuk ndikon në të ardhmen time

“Pas kësaj, çfarë ndodh me mua është më pak e rëndësishme, jam këtu për t’i shërbyer klubit dhe mënyra më e mirë për ta bërë është të fitojë ndeshjen e ardhshme”, përcjell Telegrafi.

“Mendoj se është pas Kupës FA”, tha Wenger, përpara se të përgjigjej pozitivisht se “gjërat do të finalizohen”. /Telegrafi/