Arsene Wenger ka folur rreth të ardhmes së tij, për të cilën ka thënë se do ta vendos pas finales së Kupës FA.
Trajneri francez ka qenë shumë i gozhduar sa i përket të ardhmes së tij, duke thënë se duhet të largohet nga stoli i Arsenalit, pasi nuk po arrin të fitoj tituj me londinezët.
I pyetur në një konferencë shtypi para ndeshjes nëse këtë fundjavë do të shënonte ndeshjen e tij të fundit në stadiumin Emirates apo nëse do të ishte ndeshja e tij e fundit në veri të Londrës, Wenger e mohoi këtë.
“Për sezonin, po. Nuk mund ta them këtë. Mendoj se ajo që është më e rëndësishme për ne është të fitojmë ndeshjen e futbollit që luajmë të dielën”, ka thënë fillimisht Wenger.
“Pas kësaj, çfarë ndodh me mua është më pak e rëndësishme, jam këtu për t’i shërbyer klubit dhe mënyra më e mirë për ta bërë është të fitojë ndeshjen e ardhshme”, përcjell Telegrafi.
“Mendoj se është pas Kupës FA”, tha Wenger, përpara se të përgjigjej pozitivisht se “gjërat do të finalizohen”. /Telegrafi/