Mediat italiane raportojnë se ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mund të ndjekë Ivan Gazidis te Milani dhe të zëvendësojë Gennaro Gattuson në stolin kuqezi.
Sipas mediumit La Repubblica, po bëhet gjithnjë e më e komplikuar që Gattuso të qëndrojë si trajneri i Milanit pas disfatave të njëpasnjëshme ndaj Interit dhe Real Betis.
Gazeta shpjegon se drejtori sportiv i Milanit dhe presidenti Paolo Scaroni mbajtën bisedime pas humbjes së 2-1 ndaj Betisit, ku ata bënë disa ‘reflektime të ngrohta’.
Edhe pse palët ranë dakord të ‘ngrinin’ çdo vendim mbi ish-mesfushorin e Rossonerëve, tani raportohet për një zëvendësues të mundshëm të tij.
Wenger do të bashkohet me Antonio Conten dhe Roberto Donadonin në listën e alternativave të mundshme të tyre.
Trajneri francez përfundoi një mandat 22 vjeçar në Arsenal gjatë verës, por nuk e ka mohuar asnjëherë se dëshiron t’i kthehet stërvitjeve.
Wenger bashkëpunoi me presidentin e ri të Milanit, Ivan Gazidis në Londrën Veriore, ndërsa Gordon Singer i Elliott Management është një tifoz i Arsenalit.
Megjithatë, emërimi i francezit nuk do të jetë i lehtë pasi po lidhet edhe me stolin e Real Madridit dhe Bayern Munichut. /Telegrafi/