Telegrafi

Wenger shpreh interesim për ta drejtuar Bayernin

Arsene Wenger (Foto: Simon Hofmann/Getty Images for Laureus/Guliver)

Arsene Wenger ka shprehur interesim që të marrë drejtimin e Bayern Munichut, ndërkohë që kampioni gjerman është në kërkim të një trajneri.

Niko Kovac u shkarkua nga bavarezët të hënën, dy ditë pas humbjes turpëruese nga Eintracht Frankfurti (5-1).

Jose Mourinho dhe Massimiliano Allegri janë ndër kandidatët për ta drejtuar Bayernin, porse edhe emri i Wenger është përmendur si opsion i mundshëm për në Allianz Arena.

Lexo po ashtu Gjashtë trajnerë në listën e Bayernit për ta zëvendësuar Kovacin

Ndërsa vet 70-vjeçari, i cili flet rrjedhshëm gjermanisht, është shprehur i gatshëm të marrë drejtimin e skuadrës gjermane.

“Gjithsesi”, është përgjigjur strategu francez kur është pyetur nëse do të dëshironte ta drejtojë Bayernin.

“Kam qenë trajner në nivele të larta gjatë moshës 33 deri në 69 vjet pa ndonjë ndërprerje. Dhe në një nivel të lartë, po, gjithsesi do të dëshiroja”, është shprehur Wenger, të cilit i është ofruar një rol teknik nga FIFA, por ai dëshiron t’i kthehet punës si trajner. /Telegrafi/