Telegrafi

Wenger: Sanchez dhe Ozil mund të largohen që në janar

Ozil dhe Sanchez

Arsene Wenger thotë se Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil mund ta lënë Arsenalin që në janar.

Dyshja janë në vitin e fundit të kontratës me klubin nga Emirates Stadium dhe disa klube janë të interesuar për ta.

Alexis i ka treguar bordit të klubit se nuk mendon që ta vazhdojë kontratën dhe klube si Manchester City dhe Paris Saint-Germain, po presin në radhë.

Ozil, po ashtu flitet se ka oferta nga Manchester United dhe Barcelona.

Wenger ka folur para ndeshjes me Watford që zhvillohet të shtunën.

Lexo po ashtu Përparime pozitive në bisedimet mes Ozilit dhe Arsenalit

“Në situatën që jemi, ne kemi parashikuar çdo zgjidhje që është e mundur”.

Ai u pyet veçanërisht për të ardhmen e Ozil: “Në mendimin tim, ai dëshiron qëndrojë”.

“Shpresoj që situata të kthen kahe. Për momentin, nuk jemi afër”.

Wenger zbuloi gjithashtu se ai do të flasë me Alexisin përpara udhëtimit të tij në Watford. /Telegrafi/