Sulmuesi Alexis Sanchez do ta vazhdojë kantatë e tij me Arsenalin, thotë trajneri Arsene Wenger.
Kiliani ka qenë i lidhur së fundmi me shumë klube si Chelsea, Manchester United, Manchester City, Juventusi dhe Interi.
Por Wenger beson se 28 vjeçari do të qëndrojë edhe për një kohë në klubin e tij aktual .
“Personalisht mendoj se di të nënshkruaj dhe do të qëndroj. Së pari ai është i lumtur këtu. E ka gjithë dëshirën të qëndroj. Kjo është ajo që unë besoj. Mosmarrëveshjet janë të gjitha kontraktuale. Nuk ka të bëjë me dëshira. Të dy palët dëshirojnë të gjejnë një marrëveshje dhe kjo do të ndodh”.
“Nuk besoj se do ta shesim atë në një klub të Ligës premier, dhe kjo është e sigurt. Pasi ne duam të forcohemi e jo ti forcojmë të tjerët”.
“Por siç ju thash, unë besoj që Alexis do të qëndroj dhe do ta vazhdoj kontratën” ka thënë Wenger. /Telegrafi/