Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit, ka refuzuar që ta diskutojë transferimin e Shkodran Mustafit nga Valencia.
Agjenti i lojtarit shqiptar kishte thënë se tashmë një marrëveshje është arritur, vetëm se klubet janë duke punuar për detajet e fundit.
Mirëpo duke folur para mediave para fillimit të Ligës Premier, trajneri i Arsenalit ka refuzuar të japë komente rreth kësaj pune, transmeton Klan Kosova.
“S’mund t’ju tregoj”, u ka thënë ai reporterëve.