Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, po shqyrton punën te Bayern Munichu, pasi thuhet se ka refuzuar detyrën te anglezët e Fulhmit.
Gjatë mbrëmjes të së mërkurës doli lajmi se Wenger hodhi poshtë një ofertë nga Fulham këtë javë për të zëvendësuar Slavisa Jokanovicin.
Trajneri serb u shkarkua dje (e mërkurë), ndërsa në vend të tij u emërua italiani i njohur Claudio Ranieri.
Refuzimi i Wengerit erdhi pasi francezi mban ende gjallë shpresat për drejtimin e një prej klubeve më të mëdha në botë.
Pavarësisht se është në kontakt të rregullt me Paris Saint-Germain, Wenger thuhet se dëshiron të drejtojë Bayernin, ku Niko Kovac është nën presion të madh pas një fillim-sezoni zhgënjyes.
Wenger është i etur të kthehet në menaxhim dhe e konsideron Bayernin si mundësi më të mirë.
Në PSG, drejtuesit e shohin francezin si një këshilltar futbolli, diçka që Wenger aktualisht nuk është i interesuar të ndjekë.
Trajneri francez është i lidhur edhe me një emërim te Milani, por e ka refuzuar ditëve të fundit një diçka të tillë. /Telegrafi/