Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Premier Liga është bërë Ligë e Kampionëve për ekipet angleze.
Arsenali u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Barcelona, duke e lënë Manchester Cityn si përfaqësuesin e vetëm anglez në këtë garë evropiane.
Liverpooli gjithashtu është ekipi i vetëm i Premier Ligës që ka mbetur në Europa League dhe në çerekfinale do të përballet me ekipin e vjetër të Jurgen Kloppit, Borussia Dortmundin.
Derisa e ka pranuar se ekipet rivale janë eliminuar nga Evropa këtë sezon, Wengeri ka insistuar se përforcimi i Premier Ligës do të thotë se është prioritet për ekipet angleze.
“Kjo nuk është e mjaftueshme”, ka thënë Wenger, kur u pyet për numrin e ekipeve angleze nëpër garat evropiane.
“Por është e vështirë të sqarosh këtë punë. Premier Liga është shumë atraktive. Ajo do të jetë edhe më e fortë sezonin e ardhshëm”, ka shtuar ai.
“Ndoshta Premier Liga është bërë Ligë e Kampionëve për ekipet angleze. Kjo është duke ndodhur”. /Telegrafi/