Site icon Telegrafi

Wenger pranon se mund të largohet në fund të sezonit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger pranon se mund të jetë në rrugën e tij drejti largimit nga londinezët në fund të këtij sezoni të Ligës Premier.

Wenger i tha aksionerëve të zemëruar të Arsenalit dje (e enjte) se do të diskutojë të ardhmen e tij me bordin e klubit në fund të këtij sezoni.

Trajneri francez nuk e ka mohuar mundësinë e largimit nga Topçinjtë në fund të këtij sezoni.

Lexo po ashtu Shearer: Problemi i Arsenalit është Wengeri, Ozil dhe Sanchez duhej të ishin shitur deri tani

“Do të doja të përfundoja me gjendjen time personale. Kishte edhe disa shqetësime. Duhet t’ju them, uria ime, angazhimi im është më i madh se kurrë”, ka thënë fillimisht Wenger për Mirror.

Ballina e gazetës Mirror

“Por, unë e pranoj se kur je një kohë të gjatë në një klub të gjithë e bëjnë këtë pyetje”.

“Pyes veten shumë për të qenë më mirë çdo ditë dhe do të ulem çdo vit me bordin tim për të parë se ku jam dhe deri ku do shkoj”.

Lexo po ashtu Arsene Wenger tregon arsyen pse refuzoi ta drejtojë Manchester Unitedin

“Unë do të doja t’ju siguroja që uria ime të jetë e suksesshme me këtë klub dhe kjo është absolutisht e madhe”.

“Pa marrë parasysh se çfarë ndodh një ditë unë gjithmonë do ta dua këtë klub përgjithmonë dhe do të jem një tifoz i përjetshëm”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

Exit mobile version