Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur pas humbjes ndaj West Bromit me rezultat 3-1.
Ndaj teknikut francez kishte shumë parulla dhe thirrje që kërkonin largimin e tij, ndërsa 67-vjeçari iu është përgjigjur duke thënë se së shpejti do të mësoni vendimin e tij.
“E kam shikuar ndeshjen dhe jo shkallët e stadiumit. E di se çfarë do të bëjë në të ardhmen, së shpejti do e kuptoni”.
“E dinim në pushimin e pjesës së parë, në 1-1 se rreziku mund të vinte nga kundër sulmet apo kornerët, por fatkeqësisht ne nuk arritëm të shënonim”, ka thënë Wenger.
Aktualisht Topçinjtë renditen në vendin e pestë me 50 pikë, pesë më pak se Liverpooli. /Telegrafi/