Telegrafi

Wenger përgëzon Prestonin

Arsene Wenger ka folur pas fitores së vuajtur ndaj Prestonit.

Arsenali ka fituar në fund 2-1 ndaj Prestonit në ndeshjen e vlefshme për Kupën FA, fitorja kjo që nuk ishte e para për londinezët këtë sezon.

“Ne kemi fituar përsëri këtë sezon në minutat e fundit, por ne duhet të përgëzojmë Prestonin”, ka thënë fillimisht Wenger për BT Sport.

Lexo po ashtu Arsenali fiton ndaj Prestonit, vazhdon tutje në FA Cup (Video)

“Ata dhanë një lojë të ashpër, sidomos gjysma e parë ishte shumë e ashpër, ku e vetmja gjë pozitive ishte se ne ishim në disavantazh vetëm 1-0”, përcjell Telegrafi.

“Pjesa e dytë ishte një lojë krejtësisht tjetër, por ata u mbrojtën mirë, ata mund të ndjehen pak të pafat, sepse ata krijuan shumë raste në pjesën e parë”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/