Telegrafi

Wenger: Nuk kemi bërë asnjë ofertë për Mbappen

Arsenal kurrë nuk ka bërë ndonjë ofertë për Kylian Mbappen.

Këtë e ka konfirmuar pas ndeshjes së fituar 3-1 kundër WS Wandereres, Arsene Wenger.

“Kjo nuk është e vërtetë. Njerëzit kanë një imagjinatë të madhe. Ajo që ne dimë tani është se Mbappe kushton 100 milionë funte.

“Por ne nuk kemi bërë ndonjë ofertë. Unë mendoj se ai do të qëndrojë, duket kështu, për një sezon më shumë.

“Ndoshta ai ka shumë zgjedhje. Në fund, njerëzit me shumë zgjedhje nuk lëvizin”, tha Wenger.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Kylian Mbappes

Theksojmë se shumë skuadra evropiane raportohej të kenë shprehur interesim për 18-vjeçarin e Monacos. /Telegrafi/