Telegrafi

Wenger: Nuk e kam ndërmend të pensionohem

Wenger

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur pas fitores ndaj Hull Cityt, ku është përgjigjur legjendës, Ian Wright.

Francezi ka thënë se ndoshta është lodhur, por nuk e ka ndërmend të pensionohet.

“Nuk e di se çfarë ka thënë Ian Wright. Mund të jem i lodhur, por kjo është se zgjohem herët në mëngjes dhe natën e përfundojmë vonë, kjo ndoshta pse jam i lodhur”.

Lexo po ashtu Wright: Wenger më la përshtypjen se do të largohet nga Arsenali

“Por, nuk jam duke dhënë ndonjë indikacion për të ardhmen time, i vlerësoj ata që dëshirojnë të më shikojnë duke pushuar, por nuk jam i gatshëm për këtë”, ka thënë Wenger.

Aktualisht Topçinjtë renditen në vendin e tretë me 50 pikë, dhjetë më pak se Chelsea në pozitën e parë./Telegrafi/