Telegrafi

Wenger nuk beson në fuqinë e Chelseat

Wenger e Conte largohen nga klubet aktuale

Arsenal dhe Chelsea do të takohen nesër në kuadër të Superkupës së Anglisë.

Para takimit ka folur trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili nuk beson se Chelsea do të jetë i fortë si sezonin e kaluar kur u bë kampion.

“Chelsea, sigurisht se edhe këtë vit do të luftojë për titullin e kampionit, por nuk besoj se do të bëjnë pikë si në sezonin e kaluar pasi që disa ekipe janë më të forta dhe do të marrin pikë prej tyre”, ka thënë Wenger.

Ai si favoritë i sheh edhe rivalët Manchester City, Liverpool dhe Manchester United.

Kujtojmë se Arsenali ka mbetur jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, megjithëse kishte tubuar 75 pikë në Ligën Premier. /Telegrafi/