Telegrafi

Wenger i nervozuar me humbjen e kohës në Angli, kërkon zgjidhje

SOUTHAMPTON, ENGLAND - DECEMBER 10: Arsene Wenger, Manager of Arsenal reacts during the Premier League match between Southampton and Arsenal at St Mary's Stadium on December 9, 2017 in Southampton, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Arsenali nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Southamptonit në Ligën Premier.

Por, trajneri i Topçinjve, më shumë se me paraqitjen e lojtarëve të tij është i nervozuar me kohën e humbur nga lojtarët kundërshtarë.

Tekniku francez kërkon që për këtë të bëhet një zgjidhje sa më shpejtë që është e mundur.

“Humbja e kohës është një problem në Angli dhe gjyqtarët ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për këtë. Është një problem në dy sezonet e fundit”.

“Gjyqtarët duhet të reagojnë, ata kanë autoritetin dhe fuqinë”.

“E konsideroj Giroudin si një lojtar të rregullt. Duhet t’i jemi mirënjohës se është pjesë e jona. Një lojtar që futet në lojë dhe bën diferencën, është në formë të shkëlqyer. I talentuar”, ka thënë Wenger.

Një humbje e kohës ishte parë nga Southamponi edhe në javën e kaluar dhe si pasojë e kësaj Ryan Bertrand, ishte bërë sensacion në media. /Telegrafi/